Ministrja e Ekonomisë dhe Financave  Anila Denaj në një konferenvë bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka treguar detajet nga buxheti i vitit 2021.

Denaj në fjalën e saj tha se buxheti i vitit 2021 synon të ulë papunësinë në vend dhe të rrisë fondet për shtresat në nëvojë.

Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje”, tha Denaj.

Më tej ministrja shtoi se synohet që rritja ekonomike të shkojë deri në 5.5%.

Në aspektin afatmesëm rritja ekonomike është synimi kryesor dhe shkon me 5.5% për vitin 2021. Në vitin e  ardhshëm do të mbështesim sipërmarrjet me grante si edhe inovacionin. Kemi thirrje për të rinjtë që të adresojnë të gjithë vëmendjen e tyre”, shtoi ajo./tvklan.al