Zv/Kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja Anila Denaj panë nga afër prodhimet bujqësore në Qendrën e Transferimit Teknologjik Bujqësor në Lushnje. Në këtë qendër aplikohet mbjellja me protokolle moderne e kulturave të ndryshme bujqësore.
Anila Denaj, ministre e Bujqësisë: Si kjo qendër kemi 5 qendra në të gjithë Shqipërinë. Janë qendra kombëtare që krijojnë mundësinë e implementimit të inovacionit, metodave të reja, për sektorë të ndryshëm në zhvillimin ekonomik bujqësor. Kemi tokën dhe analizat e tokës ndodhen në Fushë-Krujë. Aty jemi duke menduar investimin në laborator bashkëkohorë në mënyrë që edhe procedimi të bëhet sa më shpejtë. Kemi Vlorën me pemët frutorë dhe Korçën me pjesën e të imtave.
Zv/Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se mbështetja ndaj sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë nuk do të ndalet.
Belinda Balluku, zv/Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Sigurisht qarku i Fierit është një nga qarqet më të rëndësishëm për bujqësinë dhe e kemi një angazhim gjithë qeveria, të gjitha ministritë janë të angazhuara sipas porosisë së Kryeministrit dhe sipas prioriteteve që ne kemi në programin tonë të Shqipërisë 2030.
Ministria e Bujqësisë së bashku me Agjencinë e Inovacionit po shohin mundësinë e serrave moderne të vitit 2030 duke i kthyer ato në infrastruktura moderne të prodhimit.
Klan News