Bylisi ka barazuar në shtëpi kundër Laçit në sfidën e javës së 12 të Kategorisë Superiore.

Takimi në stadiumin “Adush Muçaj” u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që nuk ndryshojnë pozicion në fund të tabelës.

Në 10 minutat e para, ritmi i vendasve ishte i lartë. Pas minutës së 20, ishte radha e kurbinasve për të rrezikuar në portën kundërshtare. Kofi patë dy shanse të mira, por u tregua i pasaktë.

Fundi i pjesës së parë u karakterizua nga një lojë agresive mes të dyja ekipeve. Në pjesën e dytë, ekipet u kujdesën të mos bënin gabime.

Miqtë patën dy raste të mira në të 62 me Sulovarin dhe 16 minuta më pas me Melon. Në të 84, Lleshi shpëton portën e Laçit në tentativën e Otrenit.

Bylisi e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes me karton të Oforit. Ballshiotët ngelen në vend të fundit me 10 pikë, ndërsa Laçi ka 1 më shumë.

Klan News