Vllaznia do të luajë këtë të premte me Elbasanin, ekip që këtë sezon ka pretendimin për të hyrë në “Final Four” edhe pse është larg me pikë. Shkodranët janë skuadra e dytë më në formë pas Egnatias dhe pretendojnë të dy trofetë e sezonit.

“Elbasani provon mundësitë e fundit për të hyrë në “Final Four” dhe ne do mundohemi t’i ndalim ata. Lojtarët duhet të kuptojnë që të jenë me balancë. Është një situatë e mirë, duhet të kemi rezultate të mira në fund të sezonit, është diçka tradicionale, të fokusohemi dhe do shkojë çdo gjë mjaft mirë. Duhet të kalojmë 100 % dhe të jemi ekipi që do të marrim pikë dhe kalojmë edhe në gjysmëfinalen e Kupës”, shprehet trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Dinamo do të luajë kundër Laçit. Të dy skuadrave iu duhen pikët maksimale, bluve për të vijuar qëndrimin në final four, ndërsa kurbinasve për të hyrë në këtë grup të renditjes

Në ndeshjen tjetër të së premtes Partizani do të presë Bylisin që përpiqet t’i qëndrojë larg zonës së rënies.

Tv Klan