Ministri në
Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj prezantoi në Këshillin ePërhershëm të OSBE-së në Vjenë, kuadrin paraprak të prioriteteve të KryesisëShqiptare për vitin 2020.Në dimensionin politiko-ushtarak, prioritet do
të jetë parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, ku vëmendje të veçantë do tëkenë kriza në Ukrainë dhe përreth saj, trajtimi i mëtejshëm i konfliktit nëNagorni-Karabak dhe adresimi i pasojave të konfliktit në Gjeorgji.Në dimensionin ekonomiko-mjedisor, Cakaj tha se
do të ketë vëmendje të veçantë lufta kundër korrupsionit dhe promovimi imirëqeverisjes në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm; ruajtja e mjedisitprej krimeve transnacionale dhe stimulimi i balancës midis pastërtisë mjedisoredhe politikave zhvillimore.Ndërsa në
dimensionin njerëzor dhe të lirive themelore, sipas ministrit te jashtëm do tëjenë prioritare promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit në të gjithëhapësirën e OSBE-së dhe afirmimi i të drejtave të njeriut dhe lirivethemelore./ABC News Albania 24/7