Coca-Cola Bottling Shqipëria, partner i autorizuar për prodhimin, ambalazhimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri ka gati RODMAP me investimet e nevojshme për të arritur synimin që të bëhen kompania e parë në Shqipëri që arrin Carboin Neutral në vitin 2030.
Prezantimi i këtij objektivi ambicioz drejt qëndrueshmërisë u bë nga Presidenti i CCBS gjatë edicionit të tretë të Konferencës Balkanomics të mbajtur në Tiranë.
“Filozofia jonë e qëndrueshmërisë reflektohet në investime konkrete që synojnë arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm, duke ndikuar pozitivisht në komunitet, konsumatorët dhe palët e interesuara me të cilët punojmë. Sapo kemi konfirmuar ROADMAP-in për të arritur CARBON NEUTRAL deri në vitin 2030 dhe po punojmë drejt tij sëbashku me ekipin e ÇBS me vendosmëri dhe përkushtim”, tha Luca Busi.
Rruga drejt reduktimit të gjurmëve të karbonit të aktiviteteve të ÇBS përfshijnë reduktimin e emetimet te CO2 të kompanisë përmes novacionit dhe investimeve, si dhe ato indirekte që lidhen me furnizuesit e lëndëve të para dhe transportin.
“Ne do të monitorojmë çdo vit gjurmën e karbonit, duke planifikuar dhe zbatuar nisma domethënëse për reduktimin e tij: këto përfshijnë adoptimin e burimeve alternative të energjisë, monitorimin e kompresorëve të ajrit, zëvendësimin e linjave të prodhimit në linja të reja me teknologji të re që janë me efiçente, zëvendësimin e frigoriferëve në pikat e shitjes me frigoriferë të rinj me kursim energjie për të ofruar gjithmonë një produkt të sigurt dhe të freskët. Gjithashtu, do të zbatohet një plan për transformimin e të gjithë flotës tregtare në makina elektrike.”
CCBS i ka nisur më shumë se një dekadë më parë investimet e qëndrueshmërisë në tregun shqiptar, siç është vetëprodhimi i 68% të energjisë për fabrikën në Tiranë përmes impiantit fotovoltaik, flota me 99 automjete elektrike në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan dhe Vlorë, si dhe përmes një përdorimi më të shtuar të materialeve të ricikluara për ambalazhet e pijeve të shpërndara në të gjithë vendin.
Tv Klan