Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë duke pedaluar me biçikleta kundër dhunës me bazë gjinore.

“Çdo pedalim është një hap drejt ndryshimit. Ky tur me biçikleta simbolizon veprimin e përbashkët kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”, turi me biçikleta, nismë e Agjencive të OKB-së në Shqipëri do të organizohet ne 16 bashki.

Michele Ribotta, përfaqësues i UN Women në Shqipëri: Dhuna në Shqipëri vazhdon të jenë një shqetësim serioz. Të dhënat që ne kemi konfirmojnë se 1 në dy gra përgjatë jetës së tyre kanë përjetuar një nga format e dhunës.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit në Shqipëri janë raportuar 686 vajza dhe gra të dëmtuara nga dhuna në familje. Kjo do të thotë se mesatarisht, çdo ditë, 4 vajza ose gra përjetojnë dhunë familjare.

Tv Klan