Mbetjet elektronike janë një katastrofë mjedisore. Sipas raportit të fundit të OKB, në vitin 2022 bota ka hedhur në mbeturina 62 mln ton pajisje elektronike, dhe vetëm 1/3 e tyre është ricikluar.
Kjo do të thotë që 45 mln ton metale, plastikë, substanca kimike toksike kanë përfunduar në mjedis, me djegie apo të hedhura në ishuj plehrash, duke sjellë një dëm të jashtëzakonshëm për mjedisin, që drejtpërdrejt vjen mbi ne. Rreziqet më të mëdha janë për shëndetin, veçanërisht për ato vende që janë më të varfra, ku shkarkohet cdo gjë që nuk funksionon më në vendet e tjera më të pasura.
Mbetjet elektronike po shënojnë rekorde nga viti në vit, nxitur nga politikat e konsumizmit të shfrenuar, më sasi shumë të larta të smartphonëve, televizorëve, kompjutera etj.
Procesi i riciklimit të pajisjeve elektrike është edhe mjaft fitimprurës, pasi sipas përllogaritjeve, nga 62 mln ton mbeturina, do të përfitoheshin 91 mld $, dhe natyrisht nga proceset e shumta do të përfitohej në mënyrë të pastër edhe sasi e lartë floriri, që shërben për mikrochipet e pasjisjeve të ndryshme, por edhe metale të tjera.
Klan News