Turistët dhe vizitorët duhej të ishin impresionuar nga bukuria natyrore e Liqenit të Komanit, por e kundërta ka ndodhur. Ata janë zhgënjyer nga tonelata mbetje urbane që pluskojnë prej ditësh mbi ujë. Mbetjet, sipas autoriteteve, vijnë nga lumenj e përrenj që derdhen në liqen, si nga jashtë Shqipërisë, ashtu edhe nga zona të administruara nga...