Me motivet kombëtare, Shqipëria ka çelur këtë 1 Maj Javët Kulturore Ndërkombëtare.
Mbi 20 shtete do të shpalosin kulturën e tyre në qytete të ndryshme të vendit deri në fund të Nëntorit.
“Do të rrokin gjithë vendin, për shtatë muaj rresht, nisur nga Tirana për të mbushur sheshe me programe të pasura. Fqinj por dhe miq të largët në sofrën e dashur shqiptare ditë e natë si në shtëpinë tuaj”, tha ministri i Kulturës Blendi Gonxhja.
Europa është e para që do të çelë edicionin e tretë të javëve kulturore.
I pranishëm në eventin hapës ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Ne do i fillojmë javët e kulturës me atë që është ambicia jonë, BE, do jetë java që do hapë siparin. Unë besoj që kultura, arti, muzika, teatri i bashkon njerëzit ndoshta dhe më shumë sesa politika dhe fjalimet e pafundme. Tirana është si kulla e Babelit, ka gjuhë të ndryshme”.
Shumica e eventeve që do të mbahen përgjatë javëve në vazhdim do të jenë falas për publikun dhe synon të tërheqë sa më shumë turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Tv Klan