Ato janë pajisjet e shndrritshme që ofrojnë gjithçka vetëm nëpërmjet një lëvizjeje me gisht në ekran. Por personat që nuk mund ta heqin celularin nga dora gjatë gjithë kohës, mund të tmerrohen kur të mësojnë se sa mikrobe përmban.
Sipas një studimi, një celular është shtatë herë më i pistë se një ndenjëse tualeti. Ato që kanë kapak lëkure strehojnë më shumë baktere.
Përpos kësaj, nga një studim i kryer me punonjësit e zyrave rezultoi se dy nga tre persona e marrin celularin me vete në tualetin e kompanisë.
Nëpërmjet një pajisjeje që ndriçon vendin ku ndodhen bakteret, në një ndenjëse tualeti u shfaqën 220 vende ku qëndronin bakteret, ndërsa te celulari 1479.
Profesori i bakterologjisë në Universitetin e Aberdeen tha:
“Të kontrollosh celularin për mikrobe është si të kontrollosh një shami hunde. Mikrobet mund të gjenden shumë kollaj për shkak të kontaktit fizik të shpeshtë që bëjmë me celularin gjatë ditës. Madje nuk është e këshillueshme t’i japësh celularin të tjerëve”.
Në vitin 2011 shkencëtarët zbuluan se një në gjashtë celularë ishte i infektuar me mbetje fekalesh, të cilat mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi dhe parazitë në stomak.
Nga studimi i fundit rezultoi se celularët me kapakë lëkurë, që shërbejnë edhe si portofola, kishin 17 herë më shumë baktere se ndenjëset e tualetit. Ndërsa mesatarja e kapakëve plastikë është 7 herë më shumë se bakteret e ndenjësve të tualetit.
Ekspertët besojnë se celularët janë kaq të pistë sepse merren në tualet dhe ekspozohen edhe ndaj baktereve të dorezës së dyerve përveç të ndjenjëses së tualetit.
Nga studimi i 2000 personave, 40 për qind e tyre pranuan se e marrin celularin me vete në tualet, por vetëm 20 për qind e pastrojnë më pas./
tvklan.al