Seriali televiziv francez “Drops of God” fitoi çmimin si drama më e mirë në ceremoninë e 52-të të Emmy Awards mbajtur në Nju Jork.

Një nga yjet e serialit, aktorja Fleur Geffrier tha se është krenare që është pjesë e një seriali fitues.

“Po mendoj për anëtarët e kastit që po punojnë tani në Japoni dhe çdo aktor. Të gjithë janë pas nesh, jemi kaq të lirë dhe të lumtur.”

Britaniku Timothy Spall fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në “The Sixth Commandment,” ndërsa Aokbab-Chutimon u shpall aktorja më e mirë.

 “Nuk e kam pritur fare këtë çmim, ndjeva  sikur ta kisha fituar sepse takova të gjithë të nominuarit, ata janë të mrekullueshëm, janë të talentuar.”

Shkrimtari dhe producenti i famshëm i televizionit David E. Kelley u nderua me çmimin The Founder Award.

Ceremonia e çmimeve Emmy u drejtua nga aktori dhe komediani indian Vir Das.

Klan News