Mbrëmjen e kësaj të Mërkure, do të luhen 18 ndeshje, të vlefshme për raundin e tetë dhe të fundit në Ligën e Kampioneve.

Sot do të përcaktohen tetë ekipet e para që do të kualifikohen për në fazën me eliminim direkt. Skuadrat që do të renditen nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-t, do të luajnë në “play off” dhe ekipi që fiton do të kalojë më tej.

Renditja

Manchester City e ka si finale sfidën ndaj Club Brugge. Anglezët ndodhen në vendin e 25-të dhe e kanë detyrim fitoren, për tu futur te faza “play off”.

I dënuar për fitore është edhe Milani, që luan në transfertë ndaj Dinamo Zagreb. Përballje spektakolare do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Atalantës, dy ekipe që momentalisht ndodhen mes tetë të parave.

Ndeshjet e ditës

/tvklan.al