Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, u shfaq shumë i emocionuar në prag të derbit me Real Madrid, në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve.

Tekniku argjentinas, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, për të cilët tha se skuadra e tij ka respekt. Simeone u shpreh se në prag të kësaj përballje është i emocionuar si në ditën e parë tek Atletico.

“Është një ndeshje që do e luajmë me respekt, ndaj një kundërshtari të madh. E ndjej se edhe ata na respektojnë në të njëjtën mënyrë. Nëse do të ishte një ekip i një kampionatit tjetër nuk do të flinim për këtë, por në këtë situatë është normale për një derbi.

E kaluara në Champions nuk ka asnjë ndikim. Për qytetin do të jetë spektakolare, po ashtu edhe për Spanjën. Jam shumë i emocionuar, dikur të ishte dita ime e parë tek Atletico, me dëshirën që pata kur erdha. Duhet t’i shijojmë këto momente.

Nuk mund të mendoj tani për titullin kampion në La Liga, sepse janë edhe shumë ndeshje për tu luajtur. Jam i fokusuar vetëm te kjo ndeshje në Champions. Historia e Realit në këtë kompeticion është e jashtëzakonshme. Është një mundësi e shkëlqyer për të shkruar në faqe të re në histori.

Vitin e kaluar në këtë fazë u përballëm me Interin, një kundërshtar gjithashtu i vështirë. Duhet të japim gjithçka në të dyja ndeshjet”, u shpreh Simeone.

Ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid, do të luhet të Martën në “Santiago Bernabeu”, duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al