Këtë të Diel, u luajtën tre ndeshjet e fundit për javën e 27-të në Superligë, duke mbyllur edhe fazën e tretë të kampionatit.

Kryesimi mbahet nga Egnatia me 49 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 46 pikë dhe Vllaznia me 46 pikë. Në vendin e katërt renditet Partizani me 40 pikë.

Elbasani mban vendin e pestë me 34 pikë, 3 pikë më shumë se Laçi i vendit të gjashtë. Gara për mbijetesën është bërë shumë e ashpër, pasi luftojnë katër ekip.

Bylis mban vendin e shtatë me 28 pikë, po aq sa edhe Teuta e vendit të tetë. Klasifikimi mbyllet nga Tirana dhe Skënderbeu me nga 26 pikë.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al