Chermen Valiev ka mundësinë t’i japë Shqipërisë medaljen e parë olimpike. Mundësi i peshës deri 74 kilogramë në stilin e lirë do të përballet me Viktor Rassadin e Taxhikistanit sot në mbrëmje, pasi triumfoi në duelin kualifikues për medalje bronzi, duke mundur bjellorusin i cili përfaqësohet me flamurin olimpik, Kadzimahamedau, nënkampion olimpik në Tokio 2020.
Chermen Valiev u përfshi sërish në garë pasi kundërshtari i tij në sfidën e dytë, Jamalov i Uzbekistanit shkoi në finale. Ndërkohë Islam Dudaev pasi kaloi me sukses duelin e parë me sportistin nga Samoa, Akazawa, u mund në të dytin, atë çerekfinal nga iraniani Amouzadkhalili. Duadev mori pjesë në garën e peshës deri 65 kilogramë në stilin e lirë.
Tv Klan