Pas tre barazimesh dhe katër humbjesh radhazi, Arbër Abilaliaj e riktheu Partizanin tek fitorja.

Trepikëshi i arritur kundër Skënderbeut, skuadër që lufton ende fort për mbijetesën bën që tekniku të vlerësohet si trajneri më i mirë për ndeshjet e javës së 29 të Superligës.

Trajnerët e ekipeve kombëtare votuan edhe formacionin më të mirë.

Në portë qëndron Pano Qirko i Partizanit.

Në mbrojtje është katërshja Lorran i Dinamos, Bajrami i Vllaznisë, Kola i Tiranës dhe Agan Mjaki i Laçit.

Në mesfushë janë Kote i Partizanit, Zabërgja i Dinamos dhe Arifi i Teutës.

Në majën e sulmit qëndron Eleke i Partizanit, ndërsa krahët Dejvi Bregu i Dinamos dhe Ledjo Tresa i Laçit.

Tv Klan