Çiftet që përpiqen të humbasin peshë së bashku, kanë pothuajse tre herë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm, ka zbuluar një studim.

Njerëzve që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër në Hollandë, u është dhënë një plan jetese për të ndihmuar në shërimin e plotë dhe për të ulur rrezikun për të pasur një sulm tjetër.

Një pjese e njerëzve u inkurajuan nga partnerët, kështu shkencëtarët krahasuan shkallën e suksesit midis çifteve që u përpoqën të humbisnin peshë së bashku dhe atyre çifteve që nuk bashkëpunuan me njëri-tjetrin.

Njerëzit që i kishin mbijetuar një sulmi në zemër dhe që u mbështetën nga bashkëshortët e tyre, humbën më shumë peshë, ka treguar studimi.

Ata kishin 2.7 herë më shumë gjasa të humbisnin peshë gjatë një viti sesa ata që nuk u mbështetën nga partneri i tyre, thanë studiuesit.

Studimi, i udhëhequr nga Lotte Verweij, një infermiere dhe studente PhD në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Amsterdamit, u prezantua gjatë një konference virtuale në Kongresin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).

Verweijj u shpreh: Studimi ynë tregon se kur bashkëshortët bashkohen në përpjekjen për të ndryshuar zakonet, pacientët kanë më shumë mundësi të bëhen më të shëndetshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.

Tre mënyrat kryesore për të parandaluar një sulm në zemër janë të ushqeheni më shëndetshëm për të shmangur forcimin e arterieve, ndalimin e pirjes së duhanit dhe mbajtjen e presionit të gjakut.

Të qenit aktiv mund të ulë presionin tuaj të gjakut duke mbajtur zemrën dhe enët e gjakut në gjendje të mirë.

Nëse një person ka presion të lartë të gjakut të vazhdueshëm, kjo sjell një tendosje shtesë në arteriet dhe zemrën, duke rritur gjasat e një sulmi në zemër.

Përmirësimi i stilit të jetës pas një sulmi në zemër është një pjesë thelbësore e parandalimit të përsëritjes së ngjarjeve./tvklan.al