Aprovohet një medikament i ri për trajtimin e skizofrenisë. Pas më shumë se një dekade, ky është ilaçi i parë për këtë shqetësim të rëndë psikiatrik, i cili me dy principë aktive targeton një mekanizëm plotësisht të ndryshëm në krahasim me antipsikotikët tradicionalë.
Premton zgjerimin e gamës së kurimit të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje pikërisht mbi bazën e një perspektivë të re.
Simptomat piskotike janë halucinacione dhe këto janë të lidhur me një sensibilitet të ekzagjeruar të receptorëve qelizore të dopaminës, dhe medikamentet e deritanishme kishin fokus bllokimin e kësaj të fundit. Por kjo teknikë nuk është efikase për të gjithë pacientët pasi ka një sërë efektesh anësore të rënda. Ndërsa ilaçi i ri vë në shënjestër një tjetër molekulë, që ndikon tek zbehja e dopaminës në mënyrë të butë.
Gjithashtu nga eksperimentet tregon se jo vetëm lehtëson simptomat klasike të skizofrenisë, por edhe përmirëson dukshëm funksionet konjitive, dhe pa efekte anësore. Medikamenti i ri duhet të merret 2 herë në ditë, dhe në SHBA ku edhe sapo u aprovua nga FDA, kosto vjetore është rreth 20 mijë $ për pacient.
Klan News