Dashuria nuk pret për kohën! As Viliani nuk priti Shën Valentinin për t’i bërë një surprizë Danielës, një gjest që në fakt i emocionoi të gjithë duke i dhuruar një tufë me trëndafila.
“Ideja është që unë Danielën sinqerisht e pëlqej shumë. Ka filluar kohët e fundit që edhe ato zënkat që kemi pasur janë pakësuar. Ky takimi na kishte marrë shumë malli për njëri-tjetrin prandaj shkoi aq mirë. Daniela bën një gabim se çdo javë më jep një trëndafil, unë do i jap një tufë sonte”, tha Viliani.
Këto fjalë romantike të Vilianit u shoqëruan me një vallëzim mes të dyve. Daniela ishte shumë e emocionuar nga ky gjest.
“A të besohet jemi duke u dridhur të dy. E di se edhe familja ime po më shikon. Jam shumë e emocionuar nuk flas dot. Surpriza më e bukur që kam marrë deri sot”, tha Daniela.
Pas kësaj surprize fronistja tha se do të dalë vetëm me Vilianin në takime.
Bleona: Ne sa pamë filmin dhe the që kam nevojë për pak më tepër kohë. Ke nevojë për më tepër kohë apo do dalësh vetëm me Vilianin duke filluar nga ky moment?
Daniela: Që nga ky moment vetëm Viliani./tvklan.al