Dy vitet e para në Itali i treguan Danielës që nuk ishte parajsa që i kishin përshkruar. Pas rrëfimit në “Ka Një Mesazh Për Ty” për martesën në moshën 17-vjeçare dhe mbërritjen në Itali ku qëndroi për dy vite në shtëpinë e kunatës, ajo tregoi edhe për marrëdhëniet e vështira me të dhe burrin.
Pasi erdhi në jetë djali i tyre, çifti arriti të shpërngulej më vete por sërish kishin probleme ekonomike. Nga ana tjetër, duhet të ndihmonin edhe nënën e bashkëshortit me para. Të gjitha këto sot janë përmbyllur me raporte të ftohta që Daniela i shpjegon më hollësisht në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Daniela: Vitet kaluan dhe unë me kunatën, kam 9-10 vite, nuk flasim, nuk bëhemi.
Ardit Gjebrea: Nuk flisni?
Daniela: Jo, kemi krijuar që të bëjmë një lidhje që të hyjmë e të dalim ndërkohë mua më vijnë të gjitha në mendje dhe nuk arrij të eci përpara.
Ardit Gjebrea: E ke ti atë pengesën.
Daniela: E kam unë. Jo se nuk arrij t’i fal, kam falur me zemër por nuk arrij të harroj.
Ardit Gjebrea: Po vjehrrën?
Daniela: Edhe për vjehrrën, për kunatat, për kunaatin ka qenë shumë e vështirë kjo gjë dhe kemi arritur nuk flasim. Vjehrra ime ka 11 vjet që nuk e sheh burrin tim, djalin e vet për këtë gjë. Unë i kam takuar, unë jam përpjekur,unë i kam çuar fëmijët te vjehrra, kam shkuar por është e kotë që unë përpiqem kur ato fillojnë e flasin dhe unë them kur këto s’bëjnë për djalin e vet, pse do bëj unë?
Vjehrra dhe kunata u thonë vazhdimisht të tjerëve se kanë raporte shumë të afërta, edhe pse Daniela shprehet se kjo nuk është e vërtetë. Në një nga gëzimet familjare, kunata as nuk e thirri të vëllanë që të bashkohej me ta.
Daniela: Gëzimi i fundit, kunata fejon djalin dhe burrin tim e vrau shumë këtë gjë.
Ardit Gjebrea: Dhe nuk shkoi?
Daniela: Nuk e thirrën.
Ardit Gjebrea: Ah, nuk e thirrën.
Daniela: Nuk e thirrën dhe burri im e vuajti shumë sepse janë ato nipër që i ka rritur vetë.
Ardit Gjebrea: Po kur u sëmur babai yt?
Daniela: U shkund një Itali dhe një Shqipëri në shtëpinë time për të ardhur dhe për të më dhënë një ngushëllim më shumë sepse unë e vuajta shumë dhe nga njerëzit e burrit nuk pashë asnjërin sepse ndoshta nga ajo që i mbajta në shtëpi, sepse burri im nuk flet me nënën dhe mbajti vjehrrën e vjehrrin./tvklan.al