Ishin thjeshtë thashetheme pasi ata janë bashkë. Barack Obama dhe bashkëshortja e tij kanë përgënjshtruar të gjitha lajmet e ditëve të fundit për një divorc mes tyre. Në një foto të publikuar në rrjetin social “X” ish-Presidenti amerikan i shpreh gjithë dashurinë gruas së tij Michel.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime, @MichelleObama. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe dukesh kaq bukur duke e bërë këtë. Jam me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!”, shkroi Obama në rrjetin social ‘X’.
Ky mesazh plot ndjenja është shoqëruar edhe me publikimin e një fotoje ku duken këndshëm në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pozojnë të buzëqeshur.
Edhe Michele ka ripostuar foton e tyre ndërsa shkruan ‘të dua zemër’. Shfaqja e tyre së bashku erdhi pas thashethemeve për ndarjen e çiftit dhe ku shumë media flisnin për një romancë mes ish-Presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston. Vetë aktorja nuk e ka pranuar këtë fakt.
Të gjitha dyshimet nisën pasi Michelle Obama ka zgjedhur të mos jetë pranë bashkëshortit vitet e fundit, ish-Presidenti amerikan ka deklaruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump të hënën, por nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij.
Michelle Obama ishte shumë aktive gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 për zv.presidenten Kamala Harris.
Që nga Dita e Zgjedhjeve, kur Trump fitoi presidencën, ajo nuk është parë në ngjarjet politike.
Tv Klan