Manchester City ka në plan që të bëjë një tjetër goditje në merkato. Objektivi është afrimi i një sulmuesi pas largimit të Julian Alvarez, për t’i dhënë mundësi Erling Haaland që të pushojë. Norvegjezi e ka nisur më së miri sezonin, duke realizuar 4 gola në dy sfidat e para të Premier Ligës.
Në 101 ndeshje për Citysens, ai ka realizuar 94 gola. Sipas “The Athletic”, City po monitoron Orri Oskarsson si zëvendësuesin e mundshëm të Haaland.
Sulmuesi 20 vjeçar luan edhe për kombëtaren islandeze si edhe për Fc Kopenhagen. Kartoni i tij shkon në 17 mln sterlina. Oskarsson ka shënuar 23 gola në 61 ndeshje për ekipin danez, me të cilin u bashkua në 2022, ndërsa ka dhënë edhe nëntë asiste.
Klan News