Gjatë verës, një prej jahteve më luksozë të botës u ankorua në Durrës. Emisioni “Opinion” në Tv Klan pati mundësinë ta vizitonte duke realizuar një tur brenda “Carinthia VII” për të zbuluar më  shumë rreth jahtit që kushton 180 milionë euro. Kostoja e tij mund të jetë marramendëse, por edhe qiraja për vetëm një javë nuk mbetet pas në shifra.

Blendi Fevziu: Sa kushton ta marrësh me qira këtë jahtin për një javë?

Silvia Dedja: 1.4 milionë java.

Blendi Fevziu: 1.4 milionë?!

Silvia Dedja: Pa shpenzime.

Blendi Fevziu: Shqiptare apo euro?

Silvia Dedja: Jo, euro.

Blendi Fevziu: 1.4 milionë euro, përveç karburantit.

Silvia Dedja: Shpenzimet, TVSH, çfarëdo lloj gjëje. Duhet të kesh dy milionë e gjysmë java nëse nuk lëviz shumë.

Blendi Fevziu: Sa personel ka?

Silvia Dedja: 40 ndërkohë që janë 33 operativ dhe një i ftuar ka 3 vetë në dispozicion./tvklan.al