“Do të jetojë fëmijërinë larg luftërave”
Për lirimin e Alvinit ka reaguar gjatë mbrëmjes dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte.
“Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato historitë që të mbush zemrën”, thotë kreu i qeverisë italiane. Ai falënderon institucionet në Itali e Shqipëri për operacionin e lirimit nga kampi i Al Holit në Siri.
“Shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, për ata që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks. Unë personalisht ndoqa ngjarjen, duke u informuar për gjithçka dhe duke kontaktuar edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë, por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar”, thekson kryeministri italian.
Tv Klan