Humbja kundër Al-Kadsiah e mërziti Cristiano Ronaldon, me skuadren e tij Al Nasr, që i largohet edhe më shumë kreut të Ligës Profesioniste Saudite.

Ylli portugez zhbllokoi rezultatin në takimin e luajtur në shtëpi pas një hezitimi të portierit Koen kastils.

Por barazimi erdhi nga Julian Kuinones, ndëra rrjetën e fitores e realizoi ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Kjo është humbja e parë sezonale për skuadrën e portugezit në Ligën Profesioniste Saudite.

Cristiano Ronaldo nuk ka fituar një titull kampion që nga sezoni 2019-20, kur ishte pjesë e Juventusit dhe duket se pritja e tij e gjatë mund të vazhdojë.

Sulmeusi 39-vjeçar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Al-Nassr këtë sezon, ku ka shënuar 7 gola në 10 takime në kampionat deri më tani.

Sezonin e kaluar Al-Nassr e mbylli kamionatin në vendin e dytë në tabelë, 14 pikë prapa kampionëve të Al-Hilal.

Në total, Ronaldo ka realizuar 69 gola në 80 takime për Al-Nassr që nga ardhja e tij në klub në Janar të vitit 2023.

Klan News