Mesfushori i Mançester Junajtid, Casemiro, mund të përfitojë 780 mijë Euro në javë nëse pranon që të transferohet në Arabinë Saudite në këtë merkato dimri.
Edhe pse braziliani e nisi mirë sezonin dhe pati një periudhë të suksesshme nën menaxhimin e trajnerit të përkohshëm Ruud van Nistelrooy, së fundmi ai nuk ka luajtur titullar. Tekniku i ri Ruben Amorim ka preferuar që në mesfushë të aktivizojë dyshen Manuel Ugarte dhe Kobbie Mainoo.
32 vjeçari e nisi titullar kundër Newcastle, por paraqitja e tij mori kritika. Sipas TalkSPORT, Kasemiro mund të joshet të ndryshojë ekip nisur nga ofeta prej sheiku. Klubi i Al Nasr e vlerëson brazilianin dhe është gati që ta bëjë Kasemiron një nga pesë futbollistët më të mirë të kampionatit.
32-vjeçari aktualisht paguhet 422 mijë Euro në javë në “Old Trafford”. Verën e kaluar, ai refuzoi një bonus prej 4 milionë Eurosh për t’u bërë pjesë e Al Ittihad. Por këtë herë nëse pranon, ai do të rikthehet të luajë me Cristiano Ronaldon, me të cilin ka qenë shok skuadre me Real Madridin.
Por edhe Juanjtid shpreson te transferimi, pasi do të përfitonte 30 milionë Euro për kartonin e futbollistit nga sauditët.
Klan News