Cristiano Ronaldo e ka pranuar se miqtë e tij i thonë se kanë frikë se ai nuk bën jetë përveç futbollit, ndërsa ylli portugez e shikon veten në fushë edhe pas moshës 40-vjeçare.

Sulmuesi postoi një fotografi duke mbajtur një palë çizme speciale, të cilat ndihmojnë në rikuperimin e problemeve muskulore dhe ndihmojnë në performancën atletike.

Për ‘Canal 11’, ai tregoi sfidat që e presin me moshën.

“Nëse më pyet mua, a të pëlqen ende të stërvitesh, do të përgjigjesha se ende më pëlqen që të stërvitem! Është njësoj ndjesia si në moshën 20-vjeçare? Jo, nuk është e njëjta! Por ende e ndjej pasionin, kur mbyll seancat stërvitore, kur konkurroj me të tjerët, këmba e majtë, këmba e djathtë! Ende më pëlqen! Dhe është e çudishme. Ka shumë nga miqtë e mi që më thonë se nuk kam jetë! Është e vërtetë, por kjo më pëlqen! E di se do të përfundojë. Në një, ose dy ose tre! Nuk e di. Dhe nuk më intereson gjithsesi!”, tha Ronaldo.

Ronaldo shënoi dygolësh për Al-Nasr në sfidën kundër Al-Uasl në Ligën e Kampioneve Aziatike, e ka shkuar në kuotën e 923 golave në karrierë, duke treguar se ai vazhdon që të ketë të lartë aftësinë për të shënuar.

Ylli portugez në një intervistë për “La Sexta” tha se mendon se është golashënuesi më i mirë e më i kompletuar. Madje beson se është numri 1 në histori. Sa i përket rivalitetit me Messi-n, ai e quan një luftë të shëndetshme, si ajo e ikonave të Formula 1, Alan Prost e Airton Sena.

Portugezi gjithashtu kujton edhe kohën te Real Madrid, që sipas tij është klubi më i madh në botë. E nuk harron “El Clasicon”, ku portugezi e pranon se dëfrehej kur shënonte në “Camp Nou”.

Klan News