Stop shkoi në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Vat Martini” në Velipojë, pas denoncimit për kushtet ekstreme të kësaj ndërtese dhe faktit se nuk ka laborator për Informatikën. Kërkojmë drejtorin Agron Teli, që ishte mbyllur në këtë laborator pa kompjutera dhe ai refuzoi ta hapte këtë klasë, që vetëm laborator nuk ishte.
Teli tha se ka bërë kërkesa, por nuk kanë marrë zgjidhje. Ndërsa për lagështinë, ai tha, se vjen nga deti.
Meqë mirëmbajtja e shkollave është përgjegjësi e bashkisë, ne ndaluam në Zyrën e Arsimit në Bashkinë Shkodër. Përgjegjësi Xhozef Kulla pranoi situatën dhe tha se po përpiqen të punojnë, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë kudo./tvklan.al