Një 19-vjeçar italian, i identifikuara si Nikola Loro, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi u përfshi në një aksident me mjete ujore në plazhin e Velipojës.
Ai së bashku me shokun e tij kishin marrë me qira dy Jet Ski dhe gjatë manovrave të gabuara në det janë përplasur mes tyre.
Goditja ishte e fortë për 19-vjeçarin, i cili u dërgua me ugjencë në Spitalin e Shkodrës por nuk mundi dot të mbijetonte.
Ngjarja sipas policise ndodhi rreth 1 milje larg nga perimetri i sigurisë, ndërsa pas aksidentit policia sekuestroi dy mjetet lundruese.
Tv Klan