Kandidati që është zgjedhur nga Daniela, Frankoja është prezantuar më mirë me publikun dhe me protagonistët e tjerë të formatit të dashurisë nëpërmjet një klipi të transmetuar sot në “Talk Love Story”.
Franko: Jam rikthyer në Shqipëri pas 5 vitesh, duke jetuar në Europë, në Itali dhe në Zvicër. Të jetuarit vetëm më ka bërë më të fortë dhe mbi të gjitha kam zbuluar se mund të jem një menaxher shumë i mirë. Kam pasur shumë eksperienca në jetë, megjithatë ka ardhur momenti i rehatimit, siç themi dhe ne në shqip. Nëse do të zgjidhja midis bashkëjetesës dhe martesës, unë do të zgjidhja të parën. Dikur vendi im i preferuar për njohje ka qenë diskoteka, por si kalamajtë kur rriten nuk iu pëlqen më vendi i lojërave, tani preferoj të njoh në një bar pse jo në supermarket dhe jo në një diskotekë. Partnerja ime duhet të jetë e sinqertë , e qetë. Xhelozia më pëlqen, por me kufi.
Deklarata e tij se “ka shumë eksperienca dhe do të rehatohet” është ndeshur me shumë pikëpyetje nga protagonistët në studio, të cilët e kanë vënë në dyshim një gjë të tillë.
Zhaklina: Më bën përshtypje që në moshën 25-vjeçare dikush të thotë “yyy sa kam kaluar unë dhe tani dua të rehatohem”. Mos t’i vendosim kufi vetes, djemve dhe vajzave. Franko në këtë moshë do një vajzë serioze dhe do t’i përgjigjet. Të mundohemi që të kuptojmë se në dashuri, toleranca, sinqeriteti dhe besimi janë elemente shumë të rëndësishme. Ky toksiciteti që ku je ti, të të kontrolloj. Në momentin që ne arrijmë “ të të marr me kamera që të të kontrolloj”, ajo marrëdhënie është e shtërpë.
Daniela: Është nga Laçi, çunat nga Laçi kanë mentalitet tjetër, janë shumë seriozë.
Eni: Nuk e di, ka ndikim mentaliteti?
Daniela: Franko është verior.
Franko: Përsa i përket Zhaklinës- unë nuk kërkova një grua, por kërkova një partnere të bashkëjetoj me të dhe u shpreha pak gabim, unë e shoh si partnere dhe jo si grua. Unë jam shumë i thjeshtë siç më keni parë në klip, jam shumë mendjehapur.
Eni: Bezdiseshe nga telefonatat me kamera?
Franko: Të them të drejtën ngaqë kemi kaluar shumë gjëra në jetë… Në lidhjen që kam pasur, nuk i kam pasur këto lloj bezdisjesh. /tvklan.al