Pas fjalëve të bukura të dashurisë që mori nga fëmijët e saj, Sanja dhe Franko në “Ka Një Mesazh Për  Ty”, pati edhe diçka tjetër për Valbonën. Sanja jeton prej disa kohësh në Vjenë për të ndjekur studimet dhe ka zgjedhur ditëlindjen e 50-të të nënës për t’i dhënë një ‘lajm’.

Ajo i thotë se duhet të shkojë në SHBA për punë, çka e trishton Valbonën. Përpara se kjo e fundit të shpërthejë në lot, ndërhyn moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea që zbulon gjithçka.

Sanja: Pretendohet që unë ta përfundoj shkollën në shtator, por unë kam edhe një lajm tjetër për t’i thënë mamit.

Ardit Gjebrea: Që?

Sanja: Tani unë nuk ia kam thënë se doja t’jua tregoja fizikisht edhe ty, edhe babit dhe Frankos por mua më ka dalë një opsion shumë i mirë pune në Amerikë dhe…

Valbona: Të faltë i madhi Zot!

Sanja: Unë e di që largësia është shumë problem dhe do të jetë fakti që Amerika është shumë larg, avioni, orët e largëta e çdo gjë tjetër, por thjesht kisha dëshirë ta ndaja me ty këtë…

Ardit Gjebrea: Po si i bëhet?

Valbona: E vështirë është.

Sanja: Po mirë, pse mërzitesh tani? Kjo është për të mirën time.

Valbona: Unë e kisha edhe Frankon në Amerikë…i thashë burrit që nuk ndodh, dy fëmijët i dua këtu në shtëpinë time…. (mbytet nga lotët).

Ardit Gjebrea: Prit! Sot ke ditëlindjen, ishte një gënjeshtër, nuk e mbaj dot më shumë! Ishte një gënjeshtër! Më fal! Ishte një shaka që donim të ta bënim se e dimë sesa të shtrenjtë e ke.

Festa e ditëlindjes nuk quhet e tillë pa një tortë. Sanja dhe Franko shkojnë drejt nënës së tyre për të festuar së bashku duke i kënduar edhe këngën përpara se Valbona të shprehë qirinjtë. Në përfundim, Franko ka edhe një mesazh për një tjetër pjesëtar të familjes.

Do  të doja të bëja një përshëndetje edhe për shtyllën e familjes tonë, babain tonë që është shembulli  më i mirë dhe që unë mundohem t’i ngjaj sadopak. Faleminderit nga zemra edhe atij!”, u shpreh Franko./tvklan.al