Arjan Curi ka një version të tijin sa i përket çështjes së Tom Doshit. Duke komentuar deklaratat e ambasadores Yuri Kim për mos kandidimin e tij në zgjedhje, duke sjellë në vëmendje se ishte person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe reagimin e një dite më parë, ku Kim tha se kishte marrë garancinë nga Rama se Doshi nuk do të jetë pjesë e asnjë lloj qeverie, në studion e Zonë e Lirë, analisti dha versionin e tij sesi e lexonte kërkesën e ambasadores Kim dhe përgjigjen e kryeministrit Rama.
Arian Çani: Po të kthehej tani 2400 vjet më parë (Aristoteli), po të vinte tani si do ta lexonte këtë deklaratë të Yuri Kim, që gjithë dynjaja u pataks.
Arjan Curi: Aristoteli do të merrte pohimin e zonjës Kim dhe do ta formalizonte në Doshi-deputet dhe në Doshi-ministër. Doshi bëhet deputet, Doshi bëhet Ministër, këto janë dy mundësitë. Ndërsa Rama bëhet Kryeministër është domosdoshmëri. Po themi çfarë do ambasadorja… kush jam unë para ambasadores në fund të fundit. Dhe në fund ndodh kjo, ku bëhen zgjedhjet dhe Partia Socialiste fiton 70 deputetë, ndërkohë që edhe zoti Doshi është deputet, sepse kjo pranohet nga zonja Kim. Ajo që zonja Kim i ka kërkuar zotit Rama është që këtë deputet mos e bëj ministër dhe Rama i ka thënë po, nuk e bëj ministër. Kërkesa është totalisht naive dhe e pafuqishme. Dhe premtimi i Ramës është totalisht dinak/i lig dhe jashtëzakonisht i fuqishëm.
Zoti Rama më premto që nuk do ta kesh zotin Doshi aleat në parlament, votën e tij aleat në parlament (pasi ta zgjedhin shqiptarët) kjo ishte esenciale… Edi Rama nuk del dot dhe nuk na thotë që unë moj zonja ambasadore, mos u shqetëso për ministër ti, unë madje më shumë sesa kaq, nuk do ta marr as në aleancë. E di pse? Sepse zoti Doshi me votën e tij e çon Edi Ramën 71 dhe në këtë rast, Ramës do t’i duhej zoti Doshi më shumë si votë në aleancë, sesa si ministër. Ministër nuk i prish punë, as nuk i rregullon punë. Dhe i thotë zonjës Kim, ja unë zotin Doshi nuk e bëra ministër, ama me votën e tij krijova qeverinë dhe jam akoma në pushtet. Zonja Kim për këtë arsye është pro Ramës…
Julian Zylaj: E kundërshtoj sepse Rama, për të ndërtuar qeverinë sepse mund të kërkojë dhe votën e Lulzim Bashës, nëse ai ia jep. Nuk qëndron diskutimi, ai po u fut në parlament, kushdo person, edhe ata që ne mund të mos na pëlqejnë…
Arjan Curi: A është morale që Rama të kërkojë votën e Doshit? I thotë ja ministër nuk e bëra, ama me votën e tij kam mazhorancë.
Julian Zyla: Jo të atij, por mund të përdorë dhe votën e Lulzim Bashës…
Arjan Curi: Po Lulzim Basha nuk është non grata nga DASH, Doshi është. Moralisht Rama nuk del dot dhe ti thotë ambasadores, jo ministër jo e jo, por unë as në aleancë nuk e pranoj. Por fakti që kjo nuk ia ka kërkuar, tani unë nuk e di, kjo është naive apo nuk e di çfarë kërkon.
Arian Çani: Unë them të mbetet këtu debati, i urojmë të shërohet sa më shpejt nga Covid Ambasadores amerikane, sepse deklaroi sot se e kapi ky virus./tvklan.al