Manchester United dhe Arsenal barazuan 1-1 mes tyre, në supersfidën e javës së 28-të në Premier League.

Hap fals nga “Topçinjtë”, në garën për titullin kampion, një objektiv që duket gjithnjë dhe më i vështirë.

Ndonëse londinezët ishin dominues për shumicën e kohës, golin e parë e gjeti United. Në fundin e pjesës së parë, Bruno Fernandes zhbllokoi sfidën, me një realizim të shkëlqyer”.

Miqtë barazuan shifrat me Declan Rice në minutën e 74-t, por pa mundur që të përmbysin rezultatin. Me këtë barazim, Arsenali mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, plot 15 pikë më pak se Liverpool kryesues.

Në krahun tjetër, Manchester United mban vendin e 14-të me 34 pikë të grumbulluara. /tvklan.al