Kombëtarja e Futsallit luajti sot ndeshjen e pestë kualifikuese ndaj Kazakistanit, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026. Në takimin e luajtur në “Jekpe-Jek Hall” të Astanës, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 4-2. Golat për Shqipërinë i shënuan Shkodra dhe Toma.

Kazakët shënuan tre gola në pjesën e parë. Ishte Damir Kairbay ai që zhbllokoi takimin, ndërsa Leo shënoi dy gola të tjerë.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria ngushtoi rezultatin në minutën e 24-t me Arbër Shkodrën. Megjithatë, Kazakistani shënoi edhe golin e katërt me Yesenamanov.

Në fundin e takimit, Shqipëria shënoi dhe golin e dytë me Tomën. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në grup, me 3 pikë. Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese më 12 Prill ndaj Danimarkës në Tiranë. /tvklan.al