Mirlind Daku ishte protagonist kryesor për Rubin Kazan, në fitoren 2-1 ndaj pretendentëve të Spartakut të Moskës.

Fillimisht sulmuesi i Shqipërisë, realizoi dopietë golash në minutën e 7-të dhe 28-të, për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë vendasve.

Me këtë dygolësh, Daku shkon në kuotën e 11 realizimeve në Rusi. Megjithatë, në fraksionin e dytë, lojtari shqiptar u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 75-të, sulmuesi mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Pavarësisht kësaj, Rubin Kazan ia doli të ruajë avantazhin, duke marrë fitoren falë dopietës së Dakut. /tvklan.al