Këto armë i përkisnin grupit të iranianëve që dyshohen se ishin urdhëruar nga Garda Revolucionare për të kryer vrasjen e Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale.

FBI tha se kishte rënë në dijeni të komplotit që po organizohej nga Teherani në Shtator të këtij viti duke lajmëruar menjëherë shtabin e ish-Presidentit.

I akuzuari kryesor është Fahrad Shakeri, një 51-vjeçar iranian që kishte qëndruar 14 vjet në burgjet amerikane për një grabitje të armatosur. Ai u dëbua në 2008-ën dhe besohet se jeton në Iran.

Ishte vetë ai që njoftoi FBI-në për planet e Teheranit duke u vënë në dispozicion bisedat audio të shkëmbyera me Shërbimin Sekret Iranian. Ai tha se iu ngarkua që brenda një jave të organizonte vrasjen e Trump për një shumë të konsiderueshme parash, por nuk kishte pranuar.

Më pas, iranianët i kishin thënë të ndalte përpjekjet pasi nuk besonin se Trump do të fitonte. Nën akuzë janë edhe 2 bashkëpunëtorë të 51-vjeçarit, të cilët ai i rekrutoi në burg për 500 mijë Dollarë me qëllim vrasjen e një gazetareje iraniane që jeton në Nju Jork dhe 2 biznesmenëve me origjinë hebreje, plane që u zbuluan në kohë.

Të dy amerikanët janë vënë në pranga. Ka reaguar ndërkohë Teherani që thotë se akuzat e amerikanëve janë të pabaza. Donald Trump u shpëtoi dy tentativave për vrasje gjatë fushatës elektorale.

Tv Klan