Këto janë momentet e fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, mbrëmjen e 2 Majit në Shkodër.
Tv Klan ka siguruar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë nga një bar kafe ku 39-vjeçarja dhe fëmijët ishin nën shoqërinë e kunatës së saj.
Siç shihet edhe nga pamjet, viktima dhe fëmijët dalin nga ambientet e bar-kafes rreth orës 20:10 minuta. Në pamje duket se njëra prej vajzave në dorë mban një qese.
Në të njëjtën kohë me ta nga lokali del dhe kunata e Alma Arrazit e cila gjithashtu me vetë ka një fëmijë.
Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën, 39-vjeçarja dhe 3 fëmijët largohen në drejt të urës së Bunës ndërsa kunata e saj me vajzën e vogël ikin në drejtimin e kundërt.
Një tjetër pamje e siguruar nga Tv Klan tregon teksa nëna me 3 fëmijët lëvizin në Urën e Bunës. Siç mund të shihet, të katërt ata ecin qetësisht.
Pamjet e siguruara i përkasin orës 20:21 të datës 2 Maj, vetëm pak minuta përpara se Alma Arrazi të hidhej së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna, aty ku dhe gjetën vdekjen.
Pikërisht këto sekuenca filmike përëndruan kërkimet e policisë në lumin Buna, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj. Policia thotë se shkak u bë dhuna psikologjike dhe tradhtia e bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia për “shkaktim të vetëvrasjes”. Përpara grupit hetimor 31-vjeçari ka mohuar dhunën duke pretenduar se bashkëshortja e tij vuante nga probleme të shëndeti mendor.
Tv Klan