#DanceAlbania Talent show me 10 Yje VIP Shqiptare: garë, emocione, kërcime, juri, show, ritme, ngjyra, kostumografi, adrenalinë. Formati më i famshëm i kërcimit në Shqipëri nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu në #TvKlan.
Cindy Marina “rrëmben” kupën e tretë në “Dance Albania”, Visjani largohet duke kërcyer
Cindy Marina dhe Dioni rrëmbyen sërish kupën e spektaklit të vallëzimit “Dance Albania” me 8.3 pikë. Për këtë çift kjo është kupa e tretë që marrin gjatë këtij spektakli duke treguar se ata nuk dinë të ndalen.
E ndërsa Cindy gëzoi për fitimin e kupës së tretë, në këtë mbrëmje të 9-të të spektaklit “Dance Albania”, Visjani zgjodhi “të festonte” me një kërcim “Napoloni” largimin e tij.
“Unë jam në sfidë me vetvete, pra jam me klonin tim, dhe unë dua të bëj diçka ndryshe meqenëse jam në sfidë me veten dua të kënaqem dhe të kërcejmë një “Napolon” për qejfin tim për t’u argëtuar dhe për ta mbyllur këtë natë bukur. Ju falënderoj të gjithëve kam njohur njerëz të mrekullueshëm!” tha Visjani duke e mbyllur me falenderime konkurrimin e tij.
Ilir Shaqiri – Visjan Ukcenajt: Je partner kamikaz; Visjani: Hiq dorë nga intrigat
Mes Visjan Ukcenajt dhe Ilir Shaqirit vazhdojnë replikat në spektaklin Dance Albania në Tv Klan. Në mbrëmjen e kësaj të hëne, për shkak të një incidenti që ndodhi në prova gjenerale mes Visjanit dhe partneres së tij në kërcim Marjanës, kjo e fundit u rrëzua, fatmirësisht pa lëndime.
Visjani ka pretenduar se askush nuk shkoi ta ndihmonte, përveç Klaudia Pepës.
E në këtë pikë nuk kanë munguar replikat me Ilir Shaqirin. Ky i fundit e konsideroi “kamikaz” Visjanin, për shkak se gjatë rrëzimit të Marjanës, aktori i humorit ishte në prova me kapele.
Ilir Shaqiri: Unë habitem si ti gjithmonë kërkon të gjesh fajet tek tjetri. Për një problem që ti pate në skenë dhe që unë e pashë shumë mirë, e kuptova gravitetin, rrezishmërinë dhe e pashë shumë qartë mënyrën se si ra Marjana, që nga sipër dhe deri poshtë dhe e pashë që nuk ishte një diçka kishte nevojë të ngrihej gjithë studio për të të ardhur në ndihmë, në këtë rast Marjanës dhe për të ngushëlluar ty si partner kamikaz që je. Sepse siç tha Ermali, nuk kërcehet me beretë (kapele).
Visjan Ukcenaj: Kujdes se do vij dhe do të shpërthej aty pastaj. U rrëzova dhe unë bashkë me Marjanën. Hiq dorë nga intrigat, s’ka nevojë, jeto i lirshëm, ne kemi ardhur për qejf këtu. Ti e ke nxjerr në rrjet social o Ilir. E ke nxjerr në rrjet social dhe thua thërrisni ambulancën me ironi.
Babai e shoqëronte performancën e saj me fizarmonikë, përlotet Orgesa Zaimi: Emocionet më të frikshme në 16 vite
Gjatë performancës së këngëtares Orgesa Zaimi në “Dance Albania” në Tv Klan, e shoqëronte me fizarmonikë babai i saj. Ky moment e emocionoi shumë këngëtaren e cila u përlot në skenë dhe tha se emocione të tilla nuk kishte përjetuar në 16 vite karrierë.
Alketa Vejsiu: Pashë një zotëri modest i cili ishte ulur dhe qëndronte thjeshtë atje tek hyrja e TV Klan me fizarmonikë në dorë dhe mësova se ishte babai i Orgesa Zaimit dhe u kënaqa shumë për këtë moment fantastik në programin tonë që do ta kesh një kujtim të paharruar me vajzën. Vajza vallëzonte ndërsa ju i binit fizarmonikës .
Orgesa Zaimi: Është shumë emocionuese për mua. Doja të thoja se kam pasur emocionet më të frikshme ndonjëherë në 16 vite karrierë si këngëtare sepse e kam marrë babain me vete dhe doja ta falenderoja publikisht bashkë me mamin që më kanë lindur dhe doja ta falenderoja që më ka lënë të ëndërroj dhe të ndjek ëndrrat e mia. Faleminderit, mami, babi ju dua.
Emocionohet Kastro Zizo! Djali i vogël i bën surprizën e papritur
Kastro Zizo, artisti shumëdimensional që së fundmi po provon veten edhe në kërcim duke konkurruar në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”, mori një surprizë të këndshme gjatë spektaklit të kësaj të hëne. Djali i vogël i tij Dante hyri papritur duke i emocionuar të gjithë.
Kur Alketa Vjesiu i tregoi se një surprizë e bukur po e priste dhe i kërkoi Kastros t’i thoshte se kush mendonte se ishte ai u përgjigj, “Shpresoj të gjithë ata që më kanë lekë pa më dhënë…”, pasi nuk e priste që surpriza të ishte më e bukur se kaq, djali i vogël i Kastros hyri me lule në dorë për babin e tij. Vogëlushi nuk emocionoi vetëm Kastron por të gjithë teksa kërceu me babain e tij në skenë.
Pas kërcimit shumë të bukur të Dantes me Kastron ai dha edhe pikët për babain e tij dhe sigurisht e vlerësoi me 10 pikë. Dante kishte ardhur së bashku me nënë, e cila nuk pranoi të dilte në skenë, por që Kastro nuk ngurroi t’i shprehte dashurinë duke i thënë se ajo ka pasur rol shumë të rëndësishëm te “Kastroja i ri”.
Alketa Vejsiu: Kastro faleminderit për emocionet. Pash nusen tënde që refuzon të vij në skenë, por e ke shumë të mirë partneren dhe paskeni një çun shumë të bukur.
Kastro Zizo: Është një nga motivacionet e jetës dhe te ky Kastro i ri ajo ka një rol shumë të rëndësishëm. Zemër të dua shumë!
“Çfarë do t’i rrëfente priftit në kishë?”, Adelina Tahiri zbulon për publikun: Të më falësh nëse…
“Nëse do të shkoje në kishë, për çfarë do t’i rrëfeheshe priftit?”, ka qenë kjo pyetja që moderatorja i ka bërë këngëtares Adelina Tahiri pas përformancës së saj në “Dance Albania” .
Në një intervistë të shkurtër përballë Alketa Vejsiut, Adelina Tahiri ka thënë se ajo që do t’i thoshte priftit është: Nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh.
Adelina Tahiri ka treguar dhe dhuratën që ka marrë nga bashkëshorti i saj pasi nuk janë takuar për 1 javë.
Alketa Vejsiu: Nëse ti do të shkojë në kishë, për çfarë do t’i rrëfeheshe priftit?
Adelina Tahiri: Alketës apo priftit?
Alketa Vejsiu: Vetëm mua dhe popullit zemër.
Adelina Tahiri: Sigurisht po të shkoja nuk do ta them asnjëherë publike atë gjë.
Alketa Vejsiu: Ato lulet e kuqe që erdhën me çfarë rasti?
Adelina Tahiri: Unë kisha 1 javë pa e takuar burrin. Ne jemi shumë të lidhur familjarisht dhe për mua është shumë 1 javë kur kam mungesën e burrit dhe të çunit, kështu që erdhi me një buqetë të madhe me lule dhe i them se të dua shumë.
Alketa Vejsiu: Të kesh fatin e Adelinë, shumë bukur apo jo?
Adelina Tahiri: Kjo ishte ajo që do të rrëfeja. Do t’i thoja “nëse është gabim që dua dikë shumë, të më falësh”.
Alketa Vejsiu: Kjo është gjëja më e bukur në botë. Sa mirë që të ka ndodhur.
“Sot do fitoj kupën!” Kastro Zizo: Në finale do shkoj për të fituar “Dance Albania”
Kastro Zizo është një nga artistët që gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e publikut, gjë të cilën po e bën edhe në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania”, në Tv Klan. Ai po konkurron përkrah balerinës Enca, me të cilën sipas jurisë ata kanë filluar të kenë një kimi të pëlqyeshme në skenë.
Pavarësisht se Enca ka disa kritika për Kastron duke treguar se ai shpesh i shmanget provave, Kastro ka treguar se ai ka filluar të ndiej ambicien për ta fituar këtë spektakël dhe për të dhënë më të mirën e tij. Ai madje është shprehur se do ta fitojë kupën e kësaj të hëne e madje do fitojë edhe kupën e “Dance Albania” në finale.
Kastro Zizo: Këtë javë kemi një kërcim kontemporan është shumë dinamik, shumë i fortë shumë potent, shumë i prerë. Unë këto lloj modelesh i kam shumë qejf dhe i realizoj e i punoj me shumë qejf. Nuk e di… se si me ngjan sikur jam në javën e dytë dhe të tretë dhe më ka kapur një dell i madh, një dëshirë e madhe për të fituar “Dance Albania”. Kështu që po e nis me fitoren e kupës sonte dhe pastaj të shohim, do të shkoj në finale për të fituar!
Ilir Shaqiri ngatërron Melisën me Klarisën: Ajo është një balerinë në Itali
Melisa Lleshi dhuroi spektakël sonte në Dance Albania në Tv Klan. Ajo rrëmbeu komplimentet e jurisë. Por teksa Ilir Shaqiri komentonte performancën e saj, ngatërroi emrin duke e thirrur Klarisa.
Por kush është Klarisa? Ajo është një balerinë në Itali, kolege e anëtarit tonë të jurisë Ilir Shaqiri.
Alketa Vejsiu: Kush është arma e Melisës, sipas teje, si profesionist?
Ilir Shaqiri: Klarisa…okay, natën e mirë.
Alketa Vejsiu: Kush është Klarisa?
Ilir Shaqiri: Klarisa është një balerinë në Itali.
Alketa Vejsiu: Ta përshëndesim.
Ilir Shaqiri: Unë njoh gjithë ato balerina, kush është problemi këtu.
Alketa Vejsiu: Nuk thashë gjë fare.
“Inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri”, përplasen Melisa Lleshi dhe Arbnora Ademaj
Aktorja Arbnora Ademaj, konkurrente në spektaklin “Dance Albania” në Tv Klan ka folur hapur dhe ka treguar se kë sheh si konkurrent të fortë dhe kush nga kasti i spektaklit nuk e meriton të jetë aty ku është.
Arbnora Ademaj: Konkurrentin më të fortë unë e shoh Sindin dhe Dionin. Melisa deri tani nuk mendoj se nuk është në atë pozicion që e meriton të jetë. Duhet të ishte gjynah është dikush punon me muaj të tërë dhe më pas vjen dikush dhe shkon më tutje se ne që kemi punuar më shumë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Melisa Lleshi dhe i kërkuar Arbnora Ademajt që të ja sqarojë se çfarë ka dashur që të thotë. Arbnora i ka thënë se mendon që të shkojnë në finale konkurrentët që kanë qenë që nga fillimi i spektaklit dhe jo ato që i janë bashkuar më vonë, duke iu referuar Melisës. Kjo ka sjellë reagimin e Melisës, e cila i është drejtuar duke i thënë: S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri.
Melisa Lleshi: Nuk e kuptova shumë nga videoja se çfarë the… se nuk e meritoja të isha këtu ku jam?
Arbnora Ademaj: Unë e thashë se nëse mendon që të shkojë dikush më tutje në finale unë mendoj të shkojmë ne nga fillimi. E bukura e kësaj është se kjo është gara.
Melisa Lleshi: Unë akoma nuk jam eleminuar, dhe për kaq pak kohë që jam këtu, kam arritur goxha se punoj shumë siç punon ti dhe të gjithë këtu. Të paktën, unë nuk kam dalë nga dera dhe kam hyrë nga dritarja.
Alketa Vejsiu: Atë e bëra vetëm unë. (qesh) Kush mendon Arbnora se është konkurrenti më i fortë në këtë garë?
Arbnora Ademaj: Kastro, më i fortë.
Alketa Vejsiu: Kush eleminohet?
Arbnora Ademaj: Melisa do të eleminohet.
Melisa Lleshi: S’ka gjë zemër, inati le të plasë, unë prapë këtu do të rri.
Alketa Vejsiu: Ti Melisa kë do të çoje në shtëpi?
Melisa Lleshi: Me inat shkoi kjo puna Alketa, Arbnorën dhe unë, mos sot, nesër./tvklan.al