Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës shkoi deri në 10 cm, ndërsa vizitorët e fundjavës ndaluan për të shijuar magjinë e natyrës alpine.

Grupe vizitorësh të organizuar, apo me familje, nga Tirana, Durrësi dhe zona të tjera të vendit, e kanë Dardhën destinacionin e tyre të preferuar për pushimet e dimrit.

Ata që vijnë për herë të parë, zbulojnë jo vetëm bukuritë e natyrës fshehur nën petkun e bardhë, por edhe gatimet tradicionale dhe mikpritjen e banorëve të fshatit.

“Është hera e parë që vij, nuk kisha ardhur herë tjetër, por qenka shumë bukur”, tha një vizitore.

“Shumë mirë. Kam ardhur me vajzën, nipin, dhëndrin dhe shoqërinë. U kënaqëm shumë”, tha një tjetër.

“Erdhëm për mrekullitë që ka Dradha”, u shpreh një vizitor tjetër.

Pavarësisht reshjeve të borës, rruga drejt Dardhës, por edhe destinacionit tjetër turistik, Voskopojës, është e kalueshme normalisht.

Klan News