Një ditë pas aksionit të policisë në veri të Kosovës, situata në pamje të parë dukej e qetë, por tensioni ndihej. Shiritët ende ishin të vendosur në objektet e institucioneve financiare serbe në veri të cilat jane mbyllur një ditë më parë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë në një konferencë për media se në këto institucione dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Sipas DASH, aksioni nuk ishte koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe ndikon në përshkallëzimin e situatës.
“Veprimi minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”
Të hënën u mbyllën 6 objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë që operonin në veri të Kosovës. Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion Euro, 74 milionë Dinarë serbe, mbi 19 mijë Franga dhe rreth 14 mijë Dollarë amerikane.
Tv Klan