Zgjimi për këtë Shën Valentin ishte i ëmbël për Dean! Albioni kishte menduar që ta surprizonte që në mëngjes fronisten duke i sjellë një buqetë të madhe me lule dhe një arush!
Të dy ata së bashku kanë vendosur që të zhvendosen në Prishtinë. Për këtë gjë morën edhe konfirmimin e mamasë së Deas. Kjo e fundit kishte vetëm një këshillë për Albionin… kujdes xhelozitë e tepërta.
E teksa Albioni i tha se nuk është xheloz i sëmurë i premtoi mamasë së Deas se do të përkujdeset për vajzën që i rrëmbeu zemrën njësoj siç ka bërë ajo vetë për të.
Dea: Do nisemi për Prishtinë?
Albioni: Po! Qysh do ndihesh tani që do lesh Tiranën, do lesh shoqërinë këtu.
Dea: Është shumë e vështirë.
Albioni: Unë e vlerësoj këtë.
Dea: Mendoj që do të të kem ty aty.
Albioni: Po normal. Mua më ke shok, shoqe, motër, vëlla! Të gjitha! Mos e ndje ndonjë farë mungese.
Dea: Nuk e kisha menduar kurrë në jetën time se do të zhvendosesha dhe do të lija Tiranën për një djalë. Po unë nuk u kam thënë gjë prindërve të mi! Do ua komunikojmë së bashku? Ta marrim mamin?
Albioni: Po, merre
Dea: Por do t’i flasësh ti se unë të them të drejtën nuk kam guximin, t’ia them! Obobo do i vijë papritur fare.
*Merr mamin në telefon*
Dea: Ma ne kemi një kërkesë, por nuk do ta bëj unë kërkesën, do ta bëjë Albionin. Nuk është një kërkesë në fakt, ok edhe pak…
Albioni: Unë kam vendosur që të marr çikën tënde në Prishtinë, kështu që sa je dakord!
Dea: Kështu që duam një konfirmim nga ana jote.
Mami i Deas: Tani, Dea është e rritur në radhë të parë dhe i di vetë ca gjëra më shumë se neve. Nëse ju të dy jeni mirë dhe duheni për mua nuk ka rëndësi të jetoni mirë…
Albioni: Ne jemi shumë mirë me njëri-tjetrin, kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Mami i Deas: Kjo ka rëndësi!
Albioni: Kështu që mos ki merak se e ke në duar të sigurta. Kam për t’u përkujdesur për të siç je kujdesur ti kështu që mos ki merak kurrgjë.
Mami i Deas: Thjesht një gjë do doja shumë, mua nuk më pëlqejnë xhelozitë e tepërta. Dua që vajza ime, dmth mos të kesh xhelozi të sëmurë
Albioni: Këtë e kam thënë dhe herë të tjera që nuk jam xheloz i sëmurë, kështu që
Mami i Deas: Xheloz, normale se edhe ajo duhet të jetë, por e kam shumë merak.
Albioni: Jo, jo xheloz i sëmurë nuk jam, nuk e di pse u mor kjo.
Mami i Deas: Kalofshi bukur!
Albioni: Urime Shën Valentini edhe për ty.
Dea: Konfirmimin e mamit e morëm!/tvklan.al