Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë për debatin e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit shqiptar thotë për të përditshmen “Albanian Daily News” se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është një realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB.

Meta thotë se mbështet qëndrimin e qeverisë shqiptare në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës.

Procesin e integrimit të rajonit në BE, Meta thotë se e sheh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.

Tv Klan