Edhe pse në pritje të  ëmbël, Dafina Zeqiri nuk është ndalur duke sjellë projekte të reja apo duke realizuar koncerte. Teksa ditët kalojnë, duket se shumë shpejt situata do të ndryshojë pasi këngëtarja ka planifikuar të marrë një pushim.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mbetur shumë pak para se të tërhiqet. Gjithsesi, ka një lajm të mirë: muzika e saj nuk do të mungojë.

“Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike për t’ju parë para  pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë!”

Duket se Dafina nuk ka pushuar asnjë çast që të lërë gjithçka gati për momentin kur do të presë ardhjen në jetë të djalit. Këngëtarja zbuloi në muajin janar se ajo dhe Kreshnik Gjergji janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ajo ka publikuar edhe një këngë dedikuar të voglit, me titullin “Për ty”./tvklan.al