Planet e Donald Trump-it për të aneksuar Groenlandën, Kanadanë apo Kanalin e Panamasë po trazojnë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët.Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Amerikan të Shtetit në ikje, Antony Blinken, reagoi sikur po i kundërpërgjigjej një armiku dhe jo një aleati.
“Është territor europian. Nuk diskutohet që Bashkimi Europian të bëjë lëshime me kufijtë e vetë sovranë”, tha Barrot.
Kryediplomati francez tha se ky kërcënim ishte një argument i fortë për nevojën e krijimit sa më shpejt të një ushtrie të mirëfilltë europiane. Vete Blinken në lidhje me këtë synim të Trump tha se kjo nuk do të ndodhë.
“Ideja e shprehur për Groenlandën nuk është padyshim një e mirë, por ndoshta më e rëndësishme, është padyshim një që nuk do të ndodhë. Kështu që ndoshta nuk duhet të humbim shumë kohë duke folur për të”.
Megjithatë, Trump e vijoi këmbënguljen në planet e tij me një hartë që publikoi në rrjetin e tij social Truth, ku shfaqej Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara në një territor të vetëm nën flamurin amerikan me yje dhe vija.
Të martën, kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se nuk kishte asnjë mundësi që kjo të ndodhte, duke iu përgjigjur deklaratës së Trump-it se këtë do e arrinte me fuqi ekonomike, duke ndaluar importet nga Kanadaja dhe shpenzimet për mbrojtjen për këtë vend.
Ndërsa në Gjermani e quajtën çmenduri kërkesën e Trump-it për rritjen në 5% të kontributit për NATO-n nga vendet anëtare.
Tv Klan