Elisa ndan një dramë shumë të rëndë familjare në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në moshën 35-vjeçare ajo ka takuar për herë të parë nënën e saj biologjike, e cila e kishte lënë në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe.
Arsyeja ishte një sekret tronditës familjar pasi Elisa është fryt i një dashurie të ndaluar mes nënës biologjike dhe kunatit të saj. Tezja e Elisës lëngonte nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë një vit pas ardhjes së saj në jetë.
Elisa nuk e di nëse tezja e saj e mësoi ndonjëherë për marrëdhënien e të shoqit dhe së motrës apo për lindjen e fëmijës. Vetë ajo e ka ditur që ka qenë e birësuar, por ka pritur derisa prindërit adoptues janë ndarë nga jeta për të takuar ata biologjikë.
Ardit Gjebrea: Ti kur e ke marrë vesh këtë histori?
Elisa: Unë e kam marrë vesh kur kam qenë në shkollë, por nuk kam dashur për të arritur dhe për të lënduar shpirtin e dy prindërve të mi që më morën aq të vogël.
Ardit Gjebrea: Ti që në shkollë e more vesh që ishe vajzë e kësaj dashurie?
Elisa: Jo. Unë thjesht në shkollë kam marrë që nuk jam vajza e Arqile Dhamos, që është babai im që nuk jeton më, por jam vajza e Luljetës.
Ardit Gjebrea: Por kur more vesh që ishe vajza e kësaj historie?
Elisa: Përpara 3 vjetësh, kur unë kam qenë 35 vjeçe kam marrë vesh që unë jam vajza e Luljeta Lukanit dhe Ramazan Jollës. Atëherë, kam dashur për të shkuar dhe për t’i takuar. I kam takuar dhe kur kam arritur për t’i takuar, më kanë thënë që kjo ka qenë historia jote, kishin edhe fëmijë të tjerë mbrapa…
Ardit Gjebrea: Cilët fëmijë të tjerë mbrapa?
Elisa: Kanë bërë edhe 4 fëmijë mbrapa, mbrapa meje. Kanë bërë tre motra, kanë edhe një djalë.
Eni Çobani: I njëjti çift.
Elisa: Babai, pasi ka vdekur tezja ime këta janë martuar po të dy./tvklan.al