Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Progradec, gjatë orëve të natës.
Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar duke thyer pjesërisht kapakët e 10 varreve të Dëshmorëve të LANÇ-it, në lagjen nr 1 në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në orë e vona të natës, ndërsa ditën e sotme, policia e Pogradecit ka referuar pranë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, materialin për veprën penale, “Dhunimi i varreve” parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al