Zbulohen varre 400-vjeçare në një shkolle fillore në Skoci. Të paktën nëntë arkivole janë gjendur në ambientet e shkollës fillore “Shën Maria”, në Leith të Skocisë.

Eshtrat e njerëzve janë zbuluar nga arkeologët të cilët po punonin aty për një hetim arkeologjik.

Arkeologu John Lawson nga Këshilli i qytetit Edinburgh tha : “Kjo zonë përreth ka një histori shumë të pasur arkeologjike”.

Megjithatë ai është shprehur se zbulimi i këtyre varrezave është një surprizë e madhe. “ Këto gërmime kanë zbuluar se varrezat i përkasin shekullit 15 dhe 17 dhe se 9 varret përfshijnë të rriturit dhe fëmijët e vegjël të futur në arkivole”.

Ai ka shtuar se gërmimet e mëtejshme do të zbulojnë më shumë dëshmi të cilat do na lejojnë të vendosim një datë të saktë për këto varreza duke i lidhur edhe me historinë e vendit. Hetimet dhe analizat arkeologjike mendohet të zgjasin deri në fund të qershorit.

/tvklan.al