“Sipas vendit dhe kuvendi”, thotë një fjalë e urtë popullore. Rasti më i çuditshëm vjen nga qyteti Debrecen i Hungarisë.

36 burra, të ndarë në 18 grupe, kanë marrë pjesë në kampionatin e hapjes së varreve. Gjyqtarët në këtë kompeticion vlerësuan garuesit për shpejtësinë e hapjes së gropës, por edhe stilin.

Fituesi arriti ta hap për vetëm 30 minuta varrin 80 centimetra të gjerë, 2 metra të gjatë dhe 1 metër e 60 centimetra të thellë.

Qëllimi kryesor i kësaj gare, ishte të joshen varrmihësit e rinj të futen në këtë profesion./tvklan.al