Trupat ruse kanë zbuluar varre masive në Aleppo, me trupa plot shenja dhune dhe gjymtime.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrotjes ruse. Gjenerali Major Igor Konashenkov tha se rusët
“gjetën varre masive të dhjetëra sirianë të cilët kanë vuajtur tortura të tmerrshme e janë masakruar”.
Në një deklaratë, ai tha se disa prej trupave ishin të gjymtuar ndërsa të tjerë kishin plagë të marra nga armët e zjarrit.
Konashenkov kritikoi gjithashtu rebelët e opozitës, të cilët kontrollonin lindjen e Aleppo –s, përpara se të largoheshin prej andej në fillim të këtij muaji, për vendosjen e shumë çarqeve dhe minave nëpër qytet, duke vënë në rrezik kështu popullatën civile.
Forcat ajrore ruse ndihmuan Presidentin Bashar al – Assad dhe aleatët që të rimernin nën kontroll qytetin më të madh sirian.
Që prej asaj kohe, Rusia ka vendosur trupat e saj në qytet./tvklan.al